Ministria e Brendshme ka mobilizuar forcat policore për të siguruar mbarëvajtjen e festave të Pashkëve. Siç njoftoi policia, janë marrë një sërë masash për të ruajtur rendin publik dhe sigurinë e objekteve dhe qytetarëve.
“Duke pasur parasysh kërcënimin global terrorist, në të cilën caqe janë dhe ndërtesat fetare, siç ishin sulmet e fundit në Egjipt, më pas shënjestrimin e vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë, duke përfshirë edhe tubimet masive të qytetarëve, nga ana e terroristëve të ISIS-it, MPB do të forcojë masat e sigurisë dhe aktivitete në ditët e ardhshme në të gjithë vendin”, paralajmëruan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ministri Agim Nuhiu thotë se nuk ka arsye për frikë, se situata është nën kontroll. Ndiqni intervistën që gazetarja jonë Ferikan Iljazi Arifi realizoi me ministrin Nuhiu.
Ministria e Punëve të Brendshme shton masat e… by tvshenjaofficial