Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas daljes nga Kuvendi ka deklaruar se sonte është formuar shumicë e cila do të garanton se kjo qeveri e Zaevit është e kaluar.
“E presim dorëheqjen e Zaevit të cilin e ka paralajmëruar. Nëse nuk ndodh kjo atëherë do të iniciojmë interpelancë për mosbesim të kësaj qeverie të cilën e udhëheq Zoran Zaev dhe LSDM. Presim që ta dorëzojnë dorëheqjen. Pra, ekziston shumicë, e cila nëse Zaev nuk e dorëzon dorëheqjen do të votojë mosbesim të qeverisë”, tha Mickoski.


