Kryeministri Hrisrijan Mickoski ka deklaruar se Ekonomia në tremujorin e dytë ka shënuar rritje reale prej 3,4 për qind dhe është ndër pesë vendet në Evropë sa i përket rritjes së Bruto Prodhimit Vendor. Masat dhe puna e Qeverisë sipas Mickoskit, po japin rezultate.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR
“E para është fakti se në tremujorin e dytë ekonomia jonë shënoi rritje reale prej 3,4 për qind dhe për tremujorin e dytë jemi ndër pesë vendet në Evropë sa i përket shkallës më të madhe të rritjes së Bruto prodhimit vendor. Nëse në tremujorin e parë ishim në vendin e katërt, tani e ndajmë vendin e tretë me Kroacinë. Para nesh janë Irlanda dhe Qipro me 3,6 për qind”.
I pari i qeverisë theksoi gjithashtu se në periudhën e kaluar kanë gjeneruar 10 mijë vende të reja pune dhe numri i të papunsuarve, ai tha se është ulur më shumë se 7 mijë.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR
“Masat e Qeverisë dhe puna aktive që bëjmë periudhën e kaluar kanë gjeneruar 10 mijë vende të reja pune, domethënë, nëse krahasojmë numrin e të punësuarve në tremujorin e dytë të vitit 2024 prej pak më shumë se 691 mijë me numrin e të punësuarve në tremujorin e dytë të vitit 2025, diçka më shumë se 701 mijë, kjo do të thotë se për një vit kemi krijuar 10 mijë vende të reja pune. E kemi ulur diçka më shumë se 7 mijë numrin e të papunëve, kur të krahasohen këto dy tremujorë”.
Parametri i tretë, siç thekson Mickoski, është fakti se në shtatë muajt e kaluar të këtij viti, nga janari deri në korrik, eksporti është rritur më shpejt se sa importi, duke shtuar se deficiti tregtar është duke u zvogëluar.
Ndryshe, këto deklarata Mickoski i bëri sot gjatë vendososjes në funksion të segmentit të ri prej rreth 17 kilometrash të autostradës Kërçovë – Ohër. Në ngjarjen e lëshimit u njoftua se janë përfunduar punimet në dy segmente: pjesë nga nënsegmenti 4 (Klimeshtan – Trebenishtë) dhe i gjithë nënsegmenti 5 (Trebenishtë – Ohër), me një gjatësi totale prej rreth 17 kilometrash.
Samir Mustafa /SHENJA/