“Pres që pas këtyre zgjedhjeve lokale të hyjmë në një cikël të fuqishëm investimesh…. Prandaj, është logjike të mendohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për të siguruar një mandat të ri katërvjeçar. Nëse e shohim këtë si një vendim politik, do të pajtohesha, por nëse e shohim nga këndvështrimi shtetëror, atëherë mendojmë ndryshe”.
Kështu deklaroi kryeministri Hristian Mickoski më 8 tetor, kur u pyet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas insistimit të vazhdueshëm të opozitës shqiptare për zgjedhje të parakohshme.
Por, Mickoski, sot kishte reteruar nga qëndrimi i tij, deklaroi sot se Qeveria ka legjitimitet të plotë dhe se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Tha se VMRO-së i shkojnë përshtati zgjedhjet e parakohshme, por një vendim i tillë sipas kryeministrit nuk është në të mirë të shtetit.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
Kjo Qeveri ka legjitimitet të plotë. Për më shumë se 600 mijë qytetarë kanë votuar për këtë Qeveri në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Kuptoj se ka parti politike që përveç ndarjeve dhe çështjeve nacionaliste nuk kanë program tjetër, e për t’i mobilizuar strukturat dhe votuesit e tyre, për çështjen e vetme që aktualisht mund të bisedojnë është që në vazhdimësi të përsërisin termin, zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Përveç kryeministrit, kundër zgjedhjeve të parakohshme është edhe pjesa tjetër e koalicionit qeverisës, respektivisht koalicioni shqiptar VLEN. E kërkesë të vazhdueshme për realizim të zgjedhjeve të parakohshme është koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim.
Mevludin Imeri /SHENJA/