Përlasjet dhe akuzat e shumta ndërmjet opozitës dhe pozitës kanë vazhduar edhe në Kuvend, ku më të zëshmit ishin deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti dhe kryeministri Hristijan Mickoski, të cilët u përplasën për një sërë çështjesh. Në seancën për pyetje deputetësh, Bexheti kërkoi nga Mickoski që t’iu kërkoj falje shqiptarëve për sjelljen siç tha, arrogante, ndërsa tha që mos të mendojnë se ju frikësohet dikush.
BLERIM BEXHETI,DEPUTETI I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Sot a ke guximin dhe përkrahjen t’ju kërkosh falje shqiptarëve me gjithë këtë sjellje arrogante me cilësinë e kryeministrit që po e bëni. Mos e gënjeni veten se e shqetësoni dikë e frikëson dikën. Këtu duhet të ju ndihmojë, që në asnjë mënyrë mos u merakosi se e shqetësoni apo e frikësoni dikën. Nuk dua ta uli nivelin e debatit, por nëse mendoni ashtu caktoni një kohë, mos detyroni ju ti ngrehni për veshi, shqiptarët do të dalin tek sheshi Maqedonia, sheshi Skendërbeu, Tetovë, Gostivarë, Masanastirë, kudo qoftë edhe nuk ke nevojë të vraposh, por ajo çështje nuk dihet ku shkon pastaj. Është njerëzore, etike, politike për gjitha këto çështje politike që them, ju edhe të kërkoni falje për këtë çështje”.
Nga ana tjetër, kryeminstri Mickoski, nga foltorja e Kuvendit, tha se ai punon në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie. I pari i qeverisë deklaroi se nëse dikush duhet t’u kërkojë falje qytetarve, duke përmendur atyreve të Gostivarit, Tetovës e Sarajit, të cilët siç tha, mbushnin autobusët dhe iknin nga Maqedonia, sipas Mickoskit, ajo është pikërisht Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse ka qenë më gjatë se të gjithë ne në qeveri.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Unë mendoj për shqiptarët sepse nuk e humbas kohën time si kryeministër duke luajtur futboll e basketboll në zyrë, por realizoj projekte – bulevarde të reja. Së bashku me bashkëpunëtorët në koalicion, rrisim pensionet, sjellim investime të huaja, rrisim pagat. Nuk e humbasim kohën me kurdisje tenderësh – kush do të gërmojë qymyr, kush do të sjellë mazut e kështu me radhë… Ne përpiqemi të ndërtojmë kanalizime të reja, ujësjellës të rinj, stacione të pastrimit, bulevarde të reja – kjo është ajo ku e përdor kohën që kam në dispozicion. Ju kuptoj që në atë mënyrë, ashtu siç sot m’u drejtuat mua, doni të tregoni se sa të fortë jeni, e tani luajmë futboll… S’na intereson çfarë mendojnë të tjerët e kështu me radhë – por mendoj që keni gabuar”.
Këto akuza nuk mbaruan me kaq, këta të fundit u përplasen edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Deputeti i BDI-së pyeti se ku është ligji pasi siç tha, janë bërë mbi 6 muaj dhe nuk dihet se çfarë ndodhë me ligjin dhe shtoi se, u tha se kanë grupe punues por asnjëherë nuk është bërë e ditur se kush është pjesë e atij grupi. Ndërkohë, kryeministri Mickoski ia tregoi një dokument bexhetit, ku siç tha, me rekomandimin e qeverisë BDI-LSDM është shfuqizua Balancuesi, ndërsa shtoi se Ligji për Përfaqësim të Drejtë është gati që para 6 muajve.
Samir Mustafa /SHENJA/