Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se kompanitë e Maqedonisë të mbështetura nga koorporatat e mëdha të huaja me harmonizimin e taksës globale korporative nuk do ta paguajnë më një pjesë të tatimit jashtë vendit, por do ta paguajnë të gjithë shumën prej 15 %, në vend të 10 % në Maqedoni. Ai tha se bëhet fjalë për kompanitë që kanë të ardhura më të mëdha se 750 milionë euro jashtë vendit, më të mëdha se 10 milionë euro në vend dhe fitim më të madh se 1 milionë euro në vendin tonë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Mund të themi se kompani të tilla janë Telekomi, A1 Maqedoni, Fabrika e çimentos, EVN etj. Ata duhet të paguajnë tatim 15 % . Taksa jonë në sistemin tatimor të Maqedonisë këtu është 10 %. Por 5 % shtesë nuk do të paguajnë më në shtetet e tyre amtare. Kjo nuk është e drejtë. Nëse përfitojnë nga qytetarët e Maqedonisë, atëherë duhet të paguajnë 15 % këtu”.
Mickoski tha se harmonizimi do të përfundojë deri në fund të vitit dhe se kompanitë e tilla tashmë janë njoftuar për mënyrën e re të pagesës së taksës, për të cilën tha se nuk kanë pasur kundërshtime.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/