Gjuha shqipe jo vetëm që nuk cenohet, por ajo po përmirësohet. Unë absolutisht e respektoj gjuhën shqipe. Kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoskit, kryetares së Parlamentit të Shqipërisë e cila tha se cenimi i gjuhës shqipe kërcënon identitetin e shqiptarëve.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“As që kemi për qëllim ndonjë identitet. Ne nuk jemi si disa vende anëtare që dëshirojnë ta rrezikojnë identitetitin e popujve tjerë. Ne nuk kemi qëllime të tilla. Përkundrazi, e respektojmë atë identitet dhe veçantinë e gjuhës shqipe, maqedonase dhe gjithë gjuhëve tjera të cilat i përdorin qytetarët në Maqedoni edhe unë personalisht i respektoj. Nëse ju kujtohet manifesti më 2 gusht u lexua edhe në shqip. Ne nuk flasim por e tregojmë me vepra. Absolutisht e respektoj gjuhën shqipe”.
Gjatë viziztës së saj zyrtare në vendin tonë, kryeparlamentarja shqiptare Elisa Spiropali u shpreh se gjuha shqipe është e shenjtë dhe ka të bëjë me thelbin e identitetit tone dhe cenimi i saj në çdo formë dhemb shumë dhe cenon identitetin tonë. Shtoi se mirëkuptojnë shqetësimet për ndryshimet e mundshme, varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, por presin që kjo të ketë zgjidhje sipas klimës që dikton Marrëveshja kuadër e Ohrit.
Emine Ismaili /SHENJA/