Medreseja Isa Beu përcolli sot gjeneratën e 8 të maturantëve të paraleleve të femrave. Nëpërmjet një aktiviteti, ata u përcollën me mesazhet e mësimdhënësve dhe pedagogëve të kësaj shkolle.Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në fjalimin e tij të mbajtur me këtë rast uroi medresantet për suksesin e arritur, ndërkohë ai theksoi se dija dhe arsimi janë trashëgimi e pejgamberëve
“Pra, komplet stuktura, jo vetëm udhëheqëse por edhe ajo mësidhënëse pedagogjike do të thotë se sot kanë të drejtë të krenohen me këtë gjeneratë që përcjellin sot nga kjo qendër, nga kjo fole e edukatës dhe arsimit islam këtu në Shkup”, tha kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi
“Qenia më e privilegjuar ndër gjallesat është padyshim njeriu, por ky lartësim është rëndë të arrihet nëse qenia jonë nuk ka për qëllim njohjen dhe pranimin e Tij gjatë të jetuarit tonë në çdo pikëpamje. Vetëm ai njeri që njeh Krijuesin e tij, Allahun e Madhërishëm është në gjendje të krijoj personalitetin e pavarur dhe botën e tij materiale dhe shpirtërore të pavarur”, tha drejtori i Medreses “Isa Beu”, Ibrahim Idrizi.
Ndërkohë, medresantëve më të dalluar iu ndanë mirënjohje. Medreseja Isa Beu ka paralele të shtrira edhe në disa qytete të tjera.
Medreseja “Isa Beu”, diplomon gjenerata e tetë… by tvshenjaofficial

