Maqedonia është një nga dy shtetet me rrezultate më të këqija në shëndetësi në Evropë, me pasoja vdekje prurëse për shëndetin e qytetarëve, kanë akuzuar nga LSDM-ja opozitare. Nga kjo parti kanë thënë se Maqedonia është në krye të listës së vendeve në Evropë edhe për nga numri i vdekjeve që vijnë si pasojë e sulmit në tru, vdekjen e foshnjave dhe me pasqyrën më të keqe të personave që i kanë mbijetuar kancerit.
“Për këtë arsye nevojiten reforma urgjente në sistemin shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Ajo që e fsheh dhe për çka gënjen pushteti kriminel në largim, e njoftoi Indeksi evropian shëndetësor. Hulumtimi për vitin 2016 tregon se Maqedonia është në vendin e 34 me rrezultate të këqija në shëndetësi, nga gjithsej 35 vende të Evropës. Të gjitha vendet e rajonit qëndrojnë më mirë se Maqedonia në uljen e vdekjeve nga sulmet në tru. Maqedonia është e dyta në Evropë për vdekjen e foshnjeve. Maqedonia është e treat në Evropë sipas shkallës më të keqe të të mbijetuarve nga kanceri. Maqedonia është në mesin e vendeve me përqindje më të lartë të qytetarëve që vuajnë nga depresioni”, tha Zllate Mehmedoviq nga LSDM.
Duke u mbështetur në këto të dhëna, LSDM doli me konstatimin se ndryshimet e bëra si termini im, shkurtimi i kohës për pritje janë vetëm një fars në shëndetësi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së, prej ku hedhin akuzat e opozitës dhe thonë se Maqedonia sipas tyre është në mesin e 20 sistemeve më mirë të ranguara shëndetësore në Evropë.
“Është fakt se në kohën e LSDM-së shëndetësia në Maqedoni aspak nuk ishte as e ranguar në Indeksin konsumatorë shëndetësorë evropian. Fakt është se kjo është ashtu sepse EHCI nuk rangon korrupsionin, blerjen e gjerdanëve për koleget siç vepronte Vllado Dimov nga LSDM, e as nuk rangon stendat të cilat i shesin funksionarët e LSDM-së nën tavolinë, duke I kushtëzuar qytetarët dhe duke ju vendosur çmim jetërave të tyre të cilat nëse nuk ua pagonin shitësve të jetës nga LSDM, nuk ju shkruhet mirë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga kjo parti akuzuan LSDM-në se me metoda të ulëta mundohen të manipulojnë me opinionin në Maqedoni.