Masa e Qeverisë me ngrirjen e marzheve apo e ashtuquajtura Shporta e Vjeshtës nuk pati asnjë efekt dhe çmimet nuk u ulën. Kështu thotë deputetja e partisë opozitare maqedonase LSDM. Sipas saj, Enti Shtetëror i Statistikave ka konfirmuar se çmimet me pakicë në muajin tetor u ulën vetëm për 0.1%, duke shtuar se çmimet e produkteve bazë po rriten, fuqia blerëse po bie dhe shumë familje mezi ia dalin mbanë, ndërsa qytetarët luftojnë çdo ditë me çmimet e larta.
JOVANKA TRENÇEVSKA, DEPUTETE E LSDM-SË
“Shporta sindikale është ulur për vetëm 57 denarë. Situata në terren, në tregje, të cilën qytetarët e shohin çdo ditë, është dëshmia më e madhe për këtë. Buka e bardhë ende shitet për 33 denarë. Makaronat ulen për 1 denar, ndërsa vaji i ullirit nga 78 është rritur në 87 denarë. E njëjta gjë është me qumështin dhe produktet e qumështit. Krahasuar tetorit 2023 me tetorin 2024, kostoja e jetesës është rritur për 3,5% ndërsa pagat janë ulur për 1000 denarë.
Trençevska tha se propozim Ligji i propozuar nga LSDM për heqjen e TVSH-së në ushqim është një zgjidhje reale dhe e qëndrueshme që qeveria është dashur ta pranojë dhe të mos e anashkalojë, ndërsa shoti se Injorimi i kësaj zgjidhjeje të mirë nga ana e Qeverisë Mickoski është injorim i nevojave të qytetarëve dhe standardit të tyre jetësor.
Ndërkaq, ky reagim i opozitës vjen, pasi kryeminsitri Hristijan Mickoski, tha se janë përcaktuar produktet që do të përfshihen në shportën e Vitit të Ri dhe sipas tij, shporta e vjeshtës ka dhënë rezultate. Ai më tej shtoi se inflacioni është ulur për një për qind, ndërsa me këtë qytetarët sipas Mickoskit, do të kursejnë 1300 denarë.
Samir Mustafa /SHENJA/