Asnjë anketë e rrejshme nuk mund të mbulojë turpin e Qeverisë së Mickoskit dhe Pançe Toshkovskit për ikjen e Grubit”, ka vlerësuar sot partia opozitare LSDM. Kufiri i Kosovës, siç theksuan ata, është poroz, i hapur për të ikur kriminelët dhe terroristët. Sipas tyre, ministri i Brendshëm Toshkovski nuk e ka idenë se ku është Grubi dhe se pas gjithë skandaleve duhet të japë dorëheqje.
LSDM
“Qeverisë së Mickoskit vërtet nuk po i ecën mirë, nuk realizohet ajo që ka premtuar para zgjedhjeve, çdo ditë ka skandale, institucionet nuk punojnë, qytetarët varfërohen, çmimet po rriten, vendi është i ngecur dhe po shkon prapa. Qytetarët e shikojnë këtë çdo ditë dhe Mickoski dhe kompania nuk mund t’i ndihmojnë me sondazhe të porositura”.
Ndërkaq, në reagimin e VMRO-DPMNE-së për LSDM-në thonë që në vend se të prodhojë gënjeshtra për Toshkovskin duhet të analizojë pse po humbasin 5 me 1 në sondazhe, dhe se pse shumica dërrmuese mendon se partia nuk ka kapacitet për ndryshim. Përgjigja për këto, sipas VMRO-së qëndron te Venko Filipçe, Zoran Zaev, dhe tek Dimitar Kovaçevski.
VMRO-DPMNE
“Përderisa LSDM-ja angazhon opinionin me tema fiktive, ata nuk e kuptojnë se janë bërë litar shpëtimi për Artan Grubin, Ahmetin dhe BDI-në. Po të ishte aq i shqetësuar për veten e tij sa për BDI-në dhe Grubin, ata mund të përgjigjeshin pse nuk po shkëputen nga krimi i Kovaçevskit në të njëjtin rast në të cilin dyshohet edhe Artan Grubi. Dmth si mundet Grubi të jetë hajn sipas LSDM-së, por fajtor është shefi i tij në atë qeveri, Kovaçevski”.
VMRO-DPMNE vlerëson se një politikë e tillë hipokrite e çon LSDM-në në fund të të gjitha sondazheve që masin vlerësimet.
Anida Murati /SHENJA/