“Si ka mundësi që në shtetin me Safe City, me kamera dhe skanerë në kufij, të kalojnë 5 ton drogë?”. Kështu pyet LSDM opozitare pasi para pak ditësh në Serbi janë sekuestruar 5 ton drogë e cila ishte transportuar nga Maqedonia e Veriut. Ata thonë që për këtë skandal të madh kriminal duhet të ketë përgjegjësi.
Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, sekretar gjeneral i LSDM-së
“A janë të mjaftueshme 5 ton drogë për Prokurorinë që ajo përfundimisht të reagoj? A do të nis hetim për këtë rast apo përsëri do të ketë heshtje për skandalet dhe krimin e Qeverisë? Institucionet nuk mund të heshtin. Të dalin para qytetarëve dhe të thonë se kush duhet të mbaj përgjegjësi”.
LSDM thotë se kjo që ka ndodhur nuk është incident por është sistem sepse sipas tyre ka ditë që kanë ngritur alarmin për lidhje të drejtpërdrejta midis strukturave kriminale në RMV dhe Serbi, por nuk ka pasur përgjigje apo reagime nga institucionet.
Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, sekretar gjeneral i LSDM-së
“Pyetja kryesore që Qeveria duhet mënjëherë të përgjigjet është: si kanë kaluar 5 ton drogë në kufirin e Maqedonisë? Kush ka lejuar që 5 ton drogë të kontrabandohet? Pa mbështetje dhe mbrojtje të strukturave të pushetit, krime të këtyre përmasave nuk mund të ndodhin. Ky nuk është incident-ky është sistem”.
Sasia e madhe e drogës së sekuestruar në Serbi, kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe gjykata e Beogradit kishte caktuar paraburgim për tre persona. Njëri nga të dyshuarit me inicialet është bashkëpronar i kompanisë “Alfafarm”, e cila është e regjistruar në Rajonin e Shkupit dhe është e destinuar për prodhimin dhe përpunimin e kanabisit mjekësor.
Emine Ismaili /SHENJA/


