Partia opozitare LSDM ka kërkuar sot dorëheqjen e ministres së Financave, Gordana Dimitrievska – Koçoska, pasi dje nga foltorja e Kuvendit, i drejtoi deputetes Sllavjanka Trençevska, fyerje në bazë të gjendjes familjare. Deputetja Jovanka Trençeska nga LSDM tha sot në konferencë për media se, fyerjet e drejtuara nga ministrja nuk janë fyerje vetëm për deputeten Petrovska, por për çdo grua dhe mashkull që ndonjëherë është diskriminuar, nënçmuar dhe lënduar.
Jovanka Trençevska, LSDM
“Ministrja që poshtëron një qytetare të këtij shteti, e cila ofendon një deputete, e cila përhap diskriminim, nuk meriton të udhëheq një ministri, nuk meriton të qëndrojë në një Qeveri e cila pretendon se punon për qytetarët. Kur një ministre në këtë vend guxon të thotë se një grua nuk mund të flasë për familjen vetëm se nuk ka fëmijë, kjo është jo vetëm një fyerje, por një sulm ndaj dinjitetit të të gjithë neve. Kjo është arrogancë, diskriminim dhe çnjerëzore”.
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kocoska ka përsëritur sot se ndjen keqardhje për gjithë kontekstin e fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, e cila u interpretua si nënçmim i deputetes Sllavjanka Petrovska. Ajo tha se, nuk ka pasur asnjëherë për qëllim dhe akuzoi Petrovskën se po përfiton nga situata dhe po e luan viktimën.
Gordana Dimitrievska – Koçoska, Ministre e Financave
“Edhe ajo vet e di këtë, por tani i duket më e leverdishme të luajë rolin e viktimës. Opozita ka vendosur ta bëjë këtë një temë, pasi janë koordinuar, sepse ndërkohë që po diskutonin në Kuvend, nuk kishte reagime. Ju duhej kohë të riorganizoheshin, të mendonin, të shihnin dhe të defokusojnë. Por, padyshim, po e përsëris, asnjë ofendim i huaj ndaj meje nuk do të më bëjë të ofendoj dhe të kthej me ofendime. Kjo do të kalojë dhe për mua është më e rëndësishme që të mbetemi njerëz dhe të ndihmojmë njerëzit, sa të mundemi “.
Ministrja e Financave, dje gjatë seancës për pyetje deputetësh, i tha deputetes së LSDM-së, Slavjanka Petrovska, e cila shfrytëzoi të drejtën ligjore për të bërë një pyetje parlamentare, se ajo nuk ka të drejtë të përmendë në pyetjet e saj nëna dhe familje, ndryshe nga ajo, që është e martuar dhe ka fëmijë.
Teuta Buçi /SHENJA/