[embedded content]
Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri edhe sot u erdhi në derë oponentëve politik. Ai në emër të pushtetit iu bën thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-sëdhe kryetarit të tyre Hristijan Mickoski se duhet të dalin nga bërthama e Nikolla Gruevskit dhe sipas tij, në mënyrë të qartë të thonë se nëse janë për BE dhe NATO apo janë kundër.“Tash është momenti që të gjithë deputetët, posaçërisht ata të VMRO-DPMNE-së, ta ndjekin vullnetin e mbi 600 mijë qytetarëve të shprehur në referendum”, shtoi ai.
“Zgjidhja është e qartë. Vendimi është ose BE dhe NATO ose izolim dhe pasiguri. Nëse janë për BE dhe NATO tash është momenti kur duhet të heqin dorë nga kërkesat për amnistinë e Gruevskit dhe bashkëpunëtorët e tij dhe t’u bëjnë thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së ta respektojnë vullnetin e qytetarëve në Kuvend. Nëse Mickoski dhe kryesia e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të shpikin kërkesa jologjike, është e qartë se dëshirojnë të bllokojnë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s dhe ta kthejnë vendin në izolim dhe pasiguri.” deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.
Nga partia e VMRO DPMNE-së kumtojnë se pushteti përjetoi debakëll në referendumin për ndryshimin e ermrit ku 1.2 milion shtetas i thanë jo Zoran Zaev-it. Sipas tyre, Marrëveshja e Prespës është e vdekur në aspekt juridiko-politik dhe sa më më herët ta kuptojëLSDM këtë gjë, aq më mirë për ta.
“Qytetarët edhe krahas gjithë kërcënimeve dhe presioneve, në mënyrë të guximshme kundërshtuan kartelin kriminel në krye me Zoran Zaev-in, ata me abstenimin e tyre zëshëm thanë se Republika e Maqedonisë fitoi. As Zaevi, e as dikush tjetër nuk guxon të mos respektojë ligjet dhe Kushtetutën e shtetit. Për gjithë paligjshmërinë që po kryhen tani nga ana e përfaqësuesve të Qeverisë, duhet të ketë përgjegjësi. Secili që nuk ka respektuar ligjet do të përgjigjet me kthimin e shtetit të së drejtës.”njoftuan nga VMRO-DPMNE.
Me qëllim që të sigurojnë 2/3 e votave në Kuvend, ai tha se janë në komunikim me të gjithë deputetët e opozitës, pa përjashtuar edhe deputetët që janë duke u ndjekur penalisht për ngjarjet e 27 prillit. I pyetur se a është në opsion edhe deputeti Nikolla Gruevski, ai tha se nuk na duhet vota e tij.
“Absolutisht jo! Ai do të përfundojë në burg atje, sipas vendimit të gjykatës dje. Vota e tij nuk na nevojitet!” , shtoi Zekiri.
Vendimi i Gjykatës së Apelit dje rikonfirmoi dënimin me burg prej 2 vjetësh për ish-kryeministrin Gruevski për rastin e PPS-së “Tank”. Ish-kreu i VMRO DPMNE-së tha se edhe po ta lironin si të pafajshëm, nuk do të votonte pro ndryshimeve kushtetuese, pasi që sipas tij, do të tradhtonte vullnetin e popullit që u shpreh në referendum. Ndërkaq, termi “tradhëtar” po përdoret edhe nga shoqatat kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë, të cilat ushtrojnë trysni mbi deputetët e opozitës për të mos votuar pro. Ndërkaq, shumicës parlamentare prej 71 deputetësh, i duhen edhe 9 mandate që të arrijnë 2/3 për “update”-imin e Kushtetutës që do të mundësonte zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Përgatiti: Adnan Qaili
Data 17.06.2026
Aktuale
- “U lajmërua dhe bosi i Përpamiut”, Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun
- Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dëmshëm, nuk duhet assesi të kalojë
- “Shqipëria nuk është në shitje!”- Eurodeputeti gjerman flet në Parlamentin Europian për protestat në Tiranë: Populli shqiptar po tregon guxim, po ngre zërin për transparencën
- Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”
- Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia
- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- VLEN formalizon themelimin si subjekt politik në Tetovë
- “Ministrat s’kanë këllqe të flasin!”- Protesta e 17-të, Robert Aliaj: Një qeveri që nuk mbështet rininë është armiku i saj! Rama sillet si padron, PS po konvertohet në Partinë e Punës

