Nuk kanë pushuar përplasjet mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së as gjatë ditëve të festës. LSDM edhe sot inkurajoi se së shpejti do të zgjidhet Qeveria e re nga shumica e re parlamentare dhe se qytetarëve do tu ofrohet një jetë më e mirë.
“Pritjet e qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar do të plotësohen dhe të njejtat do realizohen. Maqedonia do të ketë së shpejti një qeveri të re. Kjo është rruga e vetme për shtetin. Krijimi i qeverisë është prioriteti më i lartë për të çuar para interesat e shtetit dhe të qytetarëve. Qeveria e re reformuese do të mundësojë zgjidhje për shumë çështje të hidhura për qytetarët që tashmë po e kërcënojnë ekzistencën e tyre. Proceset demokratike nuk mund të ndalen. Për të gjithë në Maqedoni do të ketë jetë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
E VMRO DPMNE menjëherë reagoi ndaj komunikatës së LSDM-së duke e akuzuar këtë partise nuk ka interes dhe konsideratë as kur bëhet fjalë për festë e as kur bëhet fjalë për interesa kombëtare, dhe vazhdimisht del në mbrojtje të platformës së Tiranës. VMRO e akuzoi LSDM-në se në publik paraqitet si parti patriote e cila nuk negocion me asgjë të vlefshme për maqedonasit, ndërsa pas shpine i shet interesat kombëtare.
“Por çfarë mund të pritet nga partia që u shpopullua dhe u lidh me nëntokën marko-mafioze. Populli e porositi se diletantizmi I tyre politik nuk pi më ujë. Populli e porositi se nuk mund të kalojë Platforma e Tiranës dhe as përbuzja e popullit maqedonas. LSDM dhe krimineli i aboluar Zoran Zaev përpiqen që duke pranuar platforma të huaja me çdo çmim ti shpëtojnë përballjes me drejtësinë”, janë përgjigjur nga VMRO DPMNE.
LSDM siguroi se Qeveria e re do të jetë e fokusuar në zhvillimin ekonomik i cili do të sjellë mirëqenie për të gjithë qytetarët dhe rikthimin e demokracisë, ndërsa VMRO DPME paralajmëroi LSDM-në se nuk do të mund ti ikë drejtësisë siç thonë për krimet e bëra dhe se në zgjedhjet e ardhshme ata do të ndëshkohen për shitjen e interesave kombëtare duke e pranuar platformën shqiptare.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Ferikan 1_14.04.2017 by tvshenjaofficial