Në një intervistë ekskluzive në emisionin #Click Plus që emitohet në Tv21 zv.krymenistri Hazbi Lika foli dhe për kuadrin dhe ministrat e BDI’së, ai shprehet i kënaqur nga intensiteti i punëve të deritanishme, përcjell Almakos.
Ne kemi arsyen e shendosh te veprimit politik dhe punojmë në dobi të popullit duke i ofruar të mira publike në emër të mandatit publik që na e ka dhënë populli. Tutje Lika thot se punojnë për zgjidhjen e problemeve konkrete dhe të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët.
“Kemi takime të përjavshme me ministriat e BDI-së, mbajmë gjithmonë takime para seancave të qeverisë, mbajmë takime konsultative, ndajmë mendime të ndryshme për sa i përket çështjeve që na preukupojnë, japim raporte njëri tjetri për të parë se sa janë relizuar punët të cilët i kemi përsipër gjatë javës së kaluar. Jemi në kordiniim të pandërprerë për realizimin e projekteve dhe punët të cilat kërkohen prej nesh.”, thesoi Lika./Almakos

