Partia opozitare maqedonase LSDM ende nuk e ka vendosur se a do të mbështesë propozim ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovskigjatë emisionit Impakt deklaroi se, propozim ligji tani momentalisht është në procedurë parlamentare dhe të hënën do të mbahet debati publik dhe pasi t’i dëgjojnë argumentet do të ndërtojnë një qëndrim për këtë çështje.
Oliver Spasovski, Koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së
“Çka është për mua më e rëndësishme?! Për mua nuk është e rëndësishme nëse ligji do të miratohet me badenter të vogël apo të madh. Për mua është shumë e rëndësishme se cili është thelbi i zgjidhjes ligjore dhe kjo zgjidhe ligjore do t’i arsyetojë pritjet e qytetarëve apo të qytetarëve që nuk janë shumicë në Maqedoni dhe ato janë çështjet kyçe. Nga ato pozita ne duhet ta ndërtojmë pozicionin tonë, flas si parti në lidhje me mbështetjen apo mos mbështetjen e zgjidhjes ligjore”.
Ndërkaq, duke folur për procesin eurointegrues të vendit, Spasovskit tha se, qëndrimet e VMRO – DPMNE-së sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe çështjes së integrimeve janë të paargumentuara. Megjithatë ai tha se, kjo nuk është çështje vetëm e VMRO-DPMNE-së apo qëndrim i Qeverisë, por kjo është çështje e gjithë qeverisë, do të thotë edhe e VMRO-DPMNE-së edhe e VLEN-it edhe e ZNAM-it.
Oliver Spasovski, Koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së
“Asnjëra nga këto tre partitë, nuk mund të amnistohet nga ajo se çfarë ndërmarrin si politika shtetërore. Nuk mundet që njëri nga partnerët të jetë jashtëzakonisht i interesuar për eurointegrime dhe të tjetër të mos e zbatojnë atë, ndërsa qeveria të funksionojë shumë mirë. Për këtë them se, gjithçka që ndërmerret duhet të ndërmerret para së gjithash duke mbrojtur interesat nacionale të shtetit dhe ndërtimin e një ardhmërie për qytetarët tanë”.
Ai më tej tha se, qeveria duhet të ndërmerr përgjegjësinë pasi në zgjedhjet e kaluara parlamentare fitoi mbështetjen maksimale mes tjerash, për t’i zgjidhur çështjet që do të nënkuptojnë hapjen e negociatave për anëtarësim dhe afrimin e Maqedonisë drej BE-së.
/SHENJA/

