Pasi kaloi filtrin e Komisionit amë, ligji për shkollat fetare përmes të cilës pritet të zgjidhet edhe çështja e Medresesë “Isa Beu”, sot është para deputetëve në lexim të parë. Se ligji do të kalojë, janë të sigurtë nga shumica parlamentare.
Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu tha se nga shtatori për nxënësit e medresësë “Ias Beu”, fillon njē realitet i ri.
IMËRLIJE SALIU, VLEN
“Unë shpresoj dhe besoj se ky ligj në fund të korrikut do të kalojë të gjitha fazat edhe në lexim të dytë dhe prej shtatori, Medreseja ‘Isa Beu’ në RMV po edhe shkolla teologjike në Shkup, do të kenë statusin e zgjidhur ligjorë dhe nxënësit do të llogariten me status të barabartë si të gjithë nxnënësit e shkollave të tjera të mesme në vendin tonë”.
Nga Fronti Europian thonë se forma se si është ligji kërkon shumë përmirësime dhe ndërhyrje prandaj edhe kanë dorëzuar shtatē amendamente.
LSDM ende nuk ka vendosur nëse do votoj pro ose kundër këtij propozimi.
MILE TALEVSKI, LSDM
“Ka mendime të ndryshme brenda grupit parlamentarë për vendimin përfundimtar, por atë që e kemi si propozim dhe vendim dhe mund ta themi është se ligji duhet të rishikohet dhe më pastaj do vendosim për atë se si do të veprojmë ne si grup parlamentarë”.
Kundër këtij propozimi publikisht është “Levica”.
JOVANA MOJSOSKA, “LEVICA”
“Nuk do ta mbështesim këtë ligj. Dua t’ju përkujtoj në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese se një zgjidhje e tillë është kundër principeve të sukularizmit të cilët janë paraparë edhe në Kushtetutë”.
Kur jemi tek Medreseja “Isa Beu”, mund të përmendim se një ligj afërsisht të njejt e kishte miratuar edhe ish përbërja e kaluar qeveritare, në kohën kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik.
Ndryshe, deputetët pritet të vendosin për ligjin vetëm pasi të përfudnoi debati për ribalancin që ka filluar sot dhe pritet të zgjasë së paku 2 deri në 3 ditë.
Mevludin Imeri /SHENJA/