Një vit më parë para zgjedhjeve parlamentare i shtrënguan duart në selin e VLEN-in.. pamjee
Ndërsa sot një vit më vonë, pritet të shifet se çfarë do të ndodhë mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të ASH-së , Arben Taravarit, se a do të gjejnë forcë për t’i shtrënguar duart përsëri, apo do t’i ndajnë rrugët duke përshëndetur njëri tjetrit, pasi këta të fundit pritet të takohen sot në orën 17:00 në qeveri, për të diskutuar për situatën aktuale politike. Megjithatë, pavarësisht vendimit të Taravarit, Mickoski tha se me ose pa Taravarin Qeveria është stabile dhe me shumicë të madhe.
Duke folur për takimin, i pari i qeverisë sqaroi se para Arben Taravarit janë dy zgjidhje: njëra është siç tha, kjo Qeveri e cila ofron reforma dhe ndryshime, ndërsa opsioni i dytë sipas kreut të qeverisë , është ai që me vite e ka kriminalizuar shtetin dhe ka shkatërruar institucionet, duke shtuar se nuk ka opsion të tretë dhe se kjo është zgjidhja, ndërsa tha se dëshiron të dëgjojë edhe nga Taravari se cili opsion është më i mirë për të.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Si person kam mendim pozitiv, por në politik, fytyra është diçka që ose e ke ose nuk e ke, ose e mbanë fjalë ose nuk e mban. Në rastin e tij, të paktën tre herë kamë treguar se e mbajë fjalën dhe në momente kur ndoshta ka patur dilema në kuadër të udhëheqësisë së partisë. Lojërat prapa perdeve janë të lexueshme dhe lehtë identifikohen. Zakonisht ju bien në kokë atyre që i bëjnë. Askënd në jetë nuk e kam lutur dhe nuk e kam ndërmend ta lus. Me ose pa Taravarin, Qeveria është stabile me shumicë të madhe”.
Ndërkaq, kreu i ASH-së, Arben Taravari në këtë takim nuk pret diçka të veçantë. Ai tha se janë në komunikim të vazhdueshëm dhe se gjatë këtij takimi, do të sqarohen disa çështje që Mickoski i ka të paqarta.
ARBEN TARAVARI,KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
“Kemi komunikim të vazhdueshëm, kështu që nuk pres diçka të veçantë. Ne i kemi thënë qëndrimet tona. Jemi parti autonome. I sjellim vendimet vetë, do t’i sqarojmë disa punë që mendojmë që mund se ai i ka të paqarta, definitivisht ASH-ja del me lista të veçanta për këshilltarë, kurse për kandidatë për kryetarë komunash me shumë gjasa do t’i ketë kandidatët e vetë”.
Taravari foli edhe për VLEN-in, për të cilët tha se “servilosen dhe duan me çdo kusht të jenë në Qeveri” dhe tha se dera me ta është e mbyllur, ndërsa sa i përket ndonjë bashkpunimi me BDI-në, Taravari deklaroi se nëse eventualishtë vendosin për një gjë të tillë , ata nuk do të jenë më pjesë e Qeverisë.
Samir Mustafa /SHENJA/