Gjykata e apelit ka sjellur vendim për ankimimet e redaktores së TV Sitel, Ivona Talevska, për marrjen e pasaportës si dhe për të akuzuarit e tjerë në rastin “Tortura”. Kjo gjykatë ka sjellur vendim që Talevskës t’i merret pasaporta sepse velrëson se ajo mund të arratiset.
Talevska akuzohet për evazion fiskal në rastin “Tifani” dhe ka për obligim që njëheë në muaj të paraqitet në gjykatë, ndërsa i është marrë pasaporta”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Ajo në seancë është ankuar se ka nevojë të udhëtoj për shkak të punës së saj si gazetar dhe redaktor. Gjykata ka sjellur vendim edhe për të akuzuarit në rastin “Tortura”.
Të akuzuarit në rastin “Tortura”, mes të cilëve është edhe ish komandanti i njësitit Alfa, Ivica Ançevski – Puki, për arrestimin e ish ministrit të Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, kanë për detyrë që çdo muaj të paraqiten në gjykatë dhe e kanë të ndaluar t’u afrohen personave të caktuar”, thuhet në njoftim.
Përveç Ançevskit, masa e njejtë i është shqiptuar edhe pesë personave të akuzuar për këtë rast. Vendimet për rastet e tjera pritet të dalin ditëve në vijim.
Teuta Buçi /SHENJA/
Ky është vendimi i Apelit pë rastin “Tifani… by tvshenjaofficial

