Vendimin ia lë politikanëve, unë kam punuar rreptësisht sipas ligjit. Kështu u vetdeklarua prokurori i lartë Lupço Kocevski, për të cilin Qeveria ka nisur procedurë për shkarkimin e tij. Kocevski thotë se ai nuk do të japë dorëheqje, por do ta pres procedurën e shkarkimit të tij. Kocevski shtoi se do ta pranoj shkarkimin në rast se ka bërë shkelje të rëndë disciplinore. Ndërsa, i bëri thirrje opinionit të vlerësoj nëse ai po shkarkohet në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme.
Lupço Kocevski, prokuror publik
“Vendimin do ja lë politikanëve. Unë kam punuar rreptë dhe do të vazhdoj të punoj vetëm sipas ligjit. Nëse plotësohen kushtet sipas Ligjit për Prokurori Publike, do ta pranoj shkarkimin tim, por në rast se nuk plotësohen kushtet, opinioni do të vlerësoj nëse duhet unë të shkarkohem në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme”.
Ndërsa, shtoi se po e pret tekstin e plotë të Qeverisë për shkarkimin e tij.
Lupço Kocevski, prokuror publik
“Në rast se vërtetohet se bëhet fjalë për shkelje të rëndë disciplinore ashtu siç parashihet në ligj, unë vërtetë do të tërhiqem, nëse vlerësoj kështu nga ai propozim që po e pres ta pranoj, iniciativën për shkarkim. Atë që e kam dëgjuar në opinion, çfarë të komentoj, këtu nuk ka asnjë shkelje të rëndë disciplinore”.
Prokurori publik shtetëror i Republikës sipas Ministrisë së Drejtësisë, që e ka përgatitur iniciativën për shkarkim, në disa raste në veprimet e tij, ka pasur rrethana që kanë shkaktuar dyshim në paanshmërinë e tij, si dhe konflikt interesash.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/