Pres që bankat pas festave të fundvitit të transferojnë një pjesë të mjeteve te kompanitë, sipas kushtit të përcaktuar, që të jenë deri në 10 milionë euro individualisht, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me kredinë hungareze.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Se a do të shfrytëzohen fondet nuk e di, dua që të ketë shumë ide biznesi. Qeveria është këtu për t’i vendosur hipotezat në tavolinë. Ne jemi këtu për të bashkëpunuar me komunitetin e biznesit. Pres që mjetet nga kredia të transferohen në janar”.
Kompanitë në vend do të mund të shfrytëzojnë 250 milionë euro nga kredia hungareze, e dedikuar për biznesin e Maqedonisë e Veriut. Mickoski muajin e kaluar ka njoftuar se bankat për kredinë hungareze do të paguajnë kamatë prej 1,95%. Ai aso kohe thoshte se kompanitë do të mund paratë t’i investojnë në mjete themelore për punë, burime të rinovueshme të energjisë dhe në ambiente biznesi për nevojat e tyre.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/