Që në orët e para të mëngjesit, lagjja Ingjikovë në Komunën e Gazi Babës u bë skenë e një aksioni institucional për shembjen e një objekti që, sipas autoriteteve lokale, ishte ndërtuar pa leje. Sipas informacioneve nga kryetari i komunës, Boban Stefkovski, aksioni nisi në orën 05:00 të mëngjesit, pas një koordinimi paraprak me Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjë që solli prani të shtuar policore dhe angazhim të mekanizmit të rëndë ndërtimor.
Bëhet fjalë për një objekt në fazën e karabinës, i cili kishte plan të ndërtohej më tej, pavarësisht ndalesave të mëparshme nga institucionet kompetente.
BOBAN STEFKOVSKI-KRYETAR I KOMUNËS
“Në momentin e aksionit, objekti ishte në katin përdhe – faza e karabinës, me qartësi për qëllim të ndërtimit të një kati shtesë. Pavarësisht vendimit të inspektorit të ndërtimit për ndalimin e punimeve dhe mbylljen e kantierit, subjekti nuk veproi sipas vendimit dhe vazhdoi aktivitetet ndërtimore”.
Kryetari i komunës gjithashtu u bëri apel qytetarëve të mos fillojnë ndërtime pa dokumentacionin e nevojshëm, duke theksuar se ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë. Duke paralajmëruar shembje.
/SHENJA/


