Kanë mbetur edhe disa orë për tu definuar vendimi i Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët, se nga do të rreshtohen, do të vazhdojnë të mbeteten në VLEN, apo përfundimishtë do të largohen nga koalicioni me të cilët, në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare garuan së bashku. Ky vendim do të mësohet sonte, pasi ASH-ja e Taravarit në orën 19:00 në Tetovë do të mbajë takim me kryesinë e partisë, me ç’ka do të largohet edhe mjegulla që është krijuar në koalicionin VLEN.
Trubulencat në koalicionin VLEN filluan javë më parë, pasi Taravari lëshoi një sërë kritikash për VLEN-in, duke thënë se mosfunksionimi brenda koalicionit shifet me kilometra larg. E, kjo deklaratë tani ngriti edhe shumë pikëpyetje, madje edhe disa zëra në opinion, se ai do të largohet dhe do t’iu bashkangjitet Bashkimit Demokratik për Integrim. Edhe pse u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin ai disa herë e ka mohuar një gjë të tillë. Së fundmi Taravari tha se të martën do të vendosin për njërin nga opsionet , të dalin bashkë me VLEN–in ose të dalin të vetëm, ndërsa u shpreh i prerë se siç tha, opsioni i tretë nuk ekziston, kështu që, kategorikishtë i hodhi poshtë të gjitha ata pohime.
Kritikat e Taravarit për VLEN-in, nuk përfunduan vetëm në kornizat brenda koalicionit, por ata u shpërfaqën edhe në opinion, ku filloi edhe debati publik mes krerëve të partive politike që përbëjnë këtë koalicion, fillimishtë mes Izet Mexhitit me Taravarit, e më pas u inkuadrua edhe Bilall Kasami, ku për këtë të fundit, kreu i ASH-së, e arsyesonte se ngutet me deklarata dhe nuk janë qëllim keqe.
Shkak i të gjitha këtyreve përplasje deklarative mes krerëve të VLEN-it, janë zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, ku si duket nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët se si do ta ndajnë kulaçin dhe në cilat komuna do të garojnë partitë e tyre, të cilët, të gjitha partitë veq e veq, i kanë disa komuna që e favorizojnë vetën dhe mendojnë se kanditati i tyre është kandidati potencial për të garuar fillimishtë, e më pastaj edhe për të udheqeur për 4 vitet e ardhshme.
Pavarsishtë të gjitha këtyre polemikave, Taravari është shprehur tejet optimistë, pasi gjatë ditës së djeshme deklaroi se kanë disa komuna ku siç tha, mendojnë se edhe vet po të garojnë në zgjedhjet lokale, do të kishin rezultat të mirë, duke përmendur Gostivarin, komunën e Vrapçishtit, Dibrës, Tearcës, Sarajit dhe Likovës. Megjithatë, pas mbledhjes së partisë, do të mësohet edhe fati i ASH-së, por edhe I VLEN-it.
Samir Mustafa /SHENJA/