“Për momentin në Klinikën e Pulmologjisë nuk ka asnjë vend të lirë. Ajri i ndotur është një ndër faktorët kryesor që po shkakton dëme tek aparati respirator”, kështu bëri të ditur pulmologu Zekirja Shaini nga klinika e pulmologjisë, për TV SHENJA. Ai tha se gjendja në klinikë është e mbingarkuar sepse ka numër të madh të pacientëve të hospitalizuar, të cilëve ajri i ndotur ua ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetësore dhe sëmundjet e tyre kronike që i kanë.
ZEKIRJA SHAINI, PULMOLOG NË KLINIKËN E PULMOLOGJISË(00:09/00:43-01:02)
“Kemi një situatë mos të them kaotike por të mbingarkuar me pacientë të cilët po kërkojnë ndihmë në klinikën e pulmologjisë, si në ambulantat këtu që janë ku e bëjmë kontrollin e pacientëve sikur se edhe reparti i pulmologjisë është i stërmbushur me pacientë të cilët po kërkojnë ndihmë nga vështirsitë që kanë nga kushtet klimatike, mos të them nga mjegulla, i ftohti por edhe nga ajri i ndotur. Pacientët po kërkojnë ndihmë nga mjekët amë pastaj po orientohen edhe tek ne. Nëse e ndajmë me përqindje mund të themi se 70% janë pacientë që kanë sëmundje kronike dmth me asëm dhe me sëmundje pulmunare obstruktive kronike por edhe një 30 % i pacientëve, pacientë që vijnë me virozë dhe kalon pastaj sëmundja në mushkëri dhe shkakton dëme që duhet ti riparojmë patjetër në klinikën e pulmologjisë”
Ai më tej tha se gimcat e ajrit të ndotur të cilat depërtojnë në organizëm shkaktojnë infeksione të ndryshme në rrugët e frymëmarjes të cilat pastaj mund të bëhen edhe shumë të rrezikshme për pacientët.
ZEKIRJA SHAINI, PULMOLOG NË KLINIKËN E PULMOLOGJISË
“Grimcat ose thërmitë e ajrit të ndotur që futen në organizmin e njeriut mund të shkaktojnë infeksion në rrugët e frymëmarjes e cila nga një infeksion i vogël mund të lëshohet deri te rrugët e poshtme të mushkërive duke shkaktuatr një inflamacion të rrugëve të frymëmarjes dhe pastaj kemi hap pas hapi, etap pas etape vjen deri te vështirësitë më të forta duke dhënë një bronhit obstruktiv ose një sëmundje pulmuinare obstruktive kronike dhe vështirson frymëmarjen dhe patjetër që do të drejtohen të kërkojnë ndihmë”.
Shaini theksoi se pacientët në fillim paraqiten me frymëmarje të vështirësuar, me kollë të thatë, pastaj kalon në dhimbje fyti, dhimbje gjoksi e deri tek veshtirësitë më të mëdhaja. Ai apeloi qytetarët sidomos ata me sëmundje kronike ta shmangin daljen e panevojshme, veçanarisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kur ajri është edhe më i ndotur.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/