Në këtë situatë të tensionuar, Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat kaloi filtrin e Komisionit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive me 11 vota “për” dhe dy “kundër”, gjegjësisht që i njëjti ligj në seancë të votohet me mekanizmin e “Badenterit të vogël” ose “Badenter i thjeshtë”.
Deputetët e Frontit Evropian, Lidhjes së Shqiptarëve dhe deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi kërkuan që ligji të miratohet me “Badenter të madh”, ose Badenter absolut, i cili kërkon shumicën e votave të të gjithë deputetëve që u përkasin bashkësive joshumicë, por propozimi i tyre nuk mori mbështetjen e shumicës.
Sinkron: Ilire Dauti, deputete e Lidhjes Shqiptare
“Mua më duhet të them që ky propozim ligj në esencën e vet, edhe pse është ligj pa elemente të cilat duhet të shoqërohen, më tepër i ngjan një fletëpalosje politike, se sa një ligj në të vërtetë ai në vend të parë edhe pse ishte i përpiluar për të garantuar përfaqësimin e drejtë adekuad, në fakt nuk e garanton një gjë të këtillë sepse nuk e përfshin mekanizmin e kuotave”.
Sinkron: Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së
“Propozimi im për mënyrën e vendosjes rreth këtij ligji, është që të jetë me badenter të madh sepse nuk mund të lejojmë që edhe njëherë të kemi majorizim për çështje kaq shumë të rëndësishme dhe shkelje të Kushtetuetës”.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit Adnan Azizi u dha vërejtje deputetëve për mënyrën e debatit të tyre në këtë Komision.
Sinkron: Adnan Azizi, kryetar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive
“Ju kisha lut të mos i gabojmë seancat edhe sallat. Për debat është Komisioni Amë për Sistem Politik. Këtu jemi për të diskutuar për mënyrën e votimit me çfarë shumice do të miratohet ligji. Të ju përmbahemi këtyre rregullave dhe besoj që duhet të jemi korrekt. Nuk është vendi këtu as për të bërë politikë, as për të bërë shoë politik, ju lutem të jemi më konciz”.
Ai u kritikua ashpër nga deputetja e BDI-së Rina Ajdari.
Sinkron: Rina Ajdari, deputete e BDI-së
“Kryetari i Komisonit po bënë një precedent. Asnjëherë një kryetar i Komisionit nuk është sjellur në këtë mënyrë me deputetët, duke i orientuar ata se çfarë dhe si duhet të flasin në foltoren e Kuvendit, kur Kushtetuta na e lejon”. Ndërsa Bekim Qoku nga VLEN shprehi qëndrimin se përse ky ligj duhet të kaloj me badenter të vogël Sinkron: Bekim Qoku, deputet i VLEN “Baza ligjore për zbatimin e badenterit të vogël rrjedh nga amendamenti i vogël 10 i Kushtetutës si dhe nga neni 10 paragrafet 2 dhe 5, neni 11 paragrafi 4 I ligjit për Komitetin për Marëdhënie Ndërmjet Bashkësive”.
“Badenteri i vogël” është një mekanizëm parlamentar që kërkon shumicën e votave të deputetëve të pranishëm që u përkasin bashkësive joshumicë për miratimin e ligjeve të caktuara. Projektligji aktualisht ndodhet në lexim të parë dhe procedohet me procedurë të rregullt parlamentare. Sipas paralajmërimeve, para miratimit përfundimtar do të organizohet edhe debat publik.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/


