Shumë gra duke vallëzuar, kamerierë me maska dhe muzikë me zë të lartë – një video me përmbajtje të tillë është postuar në rrjetet sociale. Gjë që shkaktoi komente të shumta negative, raporton Almakos.
Publikuesi i kësaj video shkroi në Twitter se ngjarja kishte ndodhur në një kafene në “Debar malo” të Shkupit, por pa specifikuar një datë.
Duke marrë parasysh se ka vetëm gra në të, përshtypja e qytetarëve ishte se ajo u filmua dje, më 8 mars – Dita e Gruas.
Inspektorati i Tregut thotë se dje inspektorët bënë kontrolle, por nuk panë diçka të tillë. Pronari i kafenesë gjithashtu mohon këtë mbledhin, duke i shpjeguar se regjistrimi është i vjetër, por ai nuk mund të specifikojë datën se kur është zhvilluar kjo ngjarje./Almakos