Edhe pse pritej që çështja e gjuhës dhe pikat e platformës shqiptare të jenë në fokus të bisedës ndërmjet përfaqësuesve të LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, pas takimit të realizuar ndërmjet grupeve punuese të të dyja partive, ata njëzëri thanë se nuk është biseduar për diçka konkrete. Përfaqësuesit e të dyja partiva thanë se principet për formimin e shumicës parlamentare, principet rreth qeverisjes së Qeverisë së re, si dhe dekriminalizimi i vendit, ishin disa nga temat e përgjithshme për të cilat është biseduar në këtë takim.
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, tha se në fokus të bisedës është vendosur e ardhmja e Maqedonisë, nevojat e qytetarëve, realizimi i interesave nacionale, para se gjithash anëtarësimi i vendit në BE dhe në NATO si dhe zhvillimi ekonomik. Sa i përket propozimeve dhe vërejtjeve të BDI-së për çështjen e gjuhës, Spasovski tha se kur të ketë qëndrime konkrete të të dyja partive, opinioni do të informohet në kohë.
“Ne në përgjithësi kemi folur mbi principet dhe presim që së shpejti do t’i marrim nënshkrimet nga partnerët, që të mund ta marrim mandatin për përbërjen e Qeverisë… Flitet akoma, kur të kemi në çështje të mbyllura në tërësi, apo qëndrime përfundimtare në lidhje me propozimet, atëherë do të ju informojmë”, tha Spasovski.
Këtë takim e cilësoi si konstruktiv edhe sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari. Ai tha se është biseduar për të gjitha temat dhe pret që edhe në të ardhmen të ketë takime të tjera.
“Biseduam për çështjet e përgjithshme, për mundësinë e formimit të një shumice të re, ku do ja kishim dhënën normalisht mandatarit të ri, në qoftëse vjen deri të formimi. Bisedum për principet e qeverisjes së ardhshme, dekriminalizimin e kështu me radhë”, tha Taravari.
Përndryshe, ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe është çështja për të cilën është diskutuar më së shumti kohën e fundit. BDI shqyrtoi në organet partiake materialet me shkrim të cilat i ka marrë nga LSDM si formë garancie dhe në vend të nënshkrimeve, i ktheu LSDM-së, propozime dhe vërejtje për ndryshimin e propozim ligjit, pas çka këto parti kanë formuar grupe punuese për harmonizim të qëndrimeve.
Përfundon pa marrëveshje takimi LSDM-Aleanca by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico