Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka thënë se një qeveri e formuar pa mandat të dhëna nga ai do të jetë legjitime dhe e pa pranueshme. Ivanov ka thënë se koalicionin VMRO-BDI në moment të fundit e ka prishur një telefonatë. Platforma e Tiranës sipas Ivanovit është përzierje dirket në punët e brendshme të Maqedonisë dhe ajo e cenon sovranitetin e shtetit ______________________________________________________
Një telefonatë e ka prishur koalicionin VMRO-DPMNE-BDI. Kështu ka thënë presidenti i shtetit Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung”. Ai ka thënë se në Maqedoni nuk është e mundshme të formohet qeveri pa mandat të caktuar. Sipas tij, një Qeveri e tillë do të ishte jolegjitime dhe pa bazë institucionale.
“Një gjë e tillë është vetëm dëshirë. Juridikisht është e paqëndrueshme. Qeveria e tillë nuk do të ketë legjitimitet. Kjo është theksuar qartë në kushtetutën tonë. Në pajtim me nenin 90 të Kushtetutës, vetëm presidenti i shtetit mund ta përcaktojë mandatin për konstituimin e Qeverisë. Në këtë rast do të kishte dy qeveri. Ajo aktuale, e cila është qeveri teknike, dhe qeveria e cila është pa legjitimitetin e presidentit, gjegjësisht pa bazë kushtetuese. Do të thotë do të hyjmë në krizë më të madhe”, ka thënë presidenti Ivanov.
Ivanov mes tjerash ka thënë se Platforma e Tiranës është përzierje direkte në punët e brendshme të Maqedonisë dhe paraqet kërcënim për sovranitetin e Maqedonisë.
“Cili shtet evropian do të kishte pranuar platforma e një shteti të huaj, të bëhet bazë për formimin e qeverisë. Ne jemi shtet multietnik, në të cilin askush nuk është i diskriminuar për shkak përkatësisë etnike dhe askush nuk është i përjashtuar. Në Qeverinë ka shqiptarë etnik si ministra të mbrojtjes dhe ministra të çështjeve evropiane. Ne jemi shtet i qytetarëve të Maqedonisë”, ka shtuar ai.
Ai ka shtuar se Platforma e Tiranës me një goditje ka shkatërruar Marrëveshjen e Përzhinos. Sipas tij, tani shteti është në një krizë që nuk ka të bëjë asgjë me atë marrëveshje.
Enis Murtezi /SHENJA/
Ivanov: Një telefonatë prishi koalicionin VMRO-BDI by tvshenjaofficial