Eurokomesari për zgjerim, në kuadër të vizitës së tij në Shkup u takua sot edhe me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov, ku kryefjala e takimit, ishte kriza politike. Zyra e presidentit ka komunikuar se Han dhe Ivanov kanë shkëmbyer mendime për situatën aktuale politike dhe mundësitë për zgjidhje sa më të shpejtë të krizës.
“Tejkalimi I krizës politike është shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë që të mund tërësisht të përkushtohet në reformat evropiane dhe të vazhdoj në realizimin e qëllimeve eurointegruese. Në takim u potencua domosdomshmëria për formim sa më të shpejtë të Qevereisë, sepse vetëm me insitucione tërësisht funksionale vendi do të jetë I gatshëm të ballafaqohet me të gjitha sfidat”, thuhet në kumtesën e Presidentit Ivanov.
Në komunikatë më tej thuhet se, eurokomesari Han ka theksuar se Qeveria e re duhet të jetë e përkushtuar në perspektivën evropiane dhe e fokusuar në ardhmërinë evropiane të vendit.
“Presidenti Ivanov edhe njëherë ka theksuar se jostabiliteti në jetën politike dhe tensionet në raportet ndëretnike janë pasoja të situatës së stërzgjatur status quo të Republikës së Maqedonisë dhe ka kërkuar angazhim më të madh dhe përkrahje nga komesari Han. Komesari Han ka theksuar se në mesin e vendeve anëtare të BE-së ekziston një vetëdije e shtuar për nevojën për zhbllokim të integrimeve, dhe si rrjedhojë nevojitet një qeveri e përkushtuar ndaj integrimeve”, thuhet po ashtu në kumtesë.
Edhe eurokomesari Han ka komentuar takimin e tij me Ivanovin gjatë një aktivitete që kishte sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku ka thënë se Ivanovi ka kërkuar që Bashkimi Evropian të bëjë diçka më shumë për Maqedoninë.
“Presidenti Ivanov më luti, më tha, bëni dicka më shumë për vendin tonë, organizoni më shumë ngjarje të këtilla dhe unë e ftova, eja me mua në ngjarje dhe ajo do të paraqet një mundësi të mirë që ngjarja e dhurimit të 33 veturave nga BE dhe pikërisht ky lloj I bashkëpunimit demonstron bashkëpunimin dhe lidhjet e forta mes BE-së dhe vendit tuaj”, tha eurokomesari Johanes Han.
Megjithatë, Ivanov nuk shkoi në këtë aktivitet të mbajtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u dhuruan 33 automjete për policinë kufitare.
Teuta Buçi /SHENJA/