LSDM do të arrijë që të grumbullojë më shumë se 61 nënshkrime dhe do të formoj Qeveri. Kështu u shpreh ish deputeti Esat Rahiq në emisionin “Arena”, në të cilën ka thënë se partitë shqiptarë do të duhet të ngrijën platformën e tyre dhe të fokusohen më së shumti në problemet tjera që kanë shqiptarët por edhe qytetarët tjerë të Maqedonisë.
“Më lejoni vetëm të ju kujtoj se për momentin, askush nga kampusi politik maqedonas nuk mund të premtojë zgjidhjen e një pjese të këtyre problemeve se për këtë, sipas Kushtetutës, nevojitet shumicë prej dy të tretave dhe askush nuk e ka këtë”, thotë ish deputeti Esad Rahiq.
Rahiq mes tjerash ka thënë se për tetë vjetpartneree mëparshëm qeveritarë kanë pasur dy të tretat e ulëseve në kuvend dhe pot ë kishin dashur kanë mundur të zgjidhin çështjet shqiptare.
Sipas Rahiq, presidenti nuk do të arrij që të pengoj formimin e Qeverisë nëse LSDM arrin të siguroj shumicë parlamentare.
“Presidenti nuk mund të pengojë dhe nëse ai nuk lejon, atëherë, shumica eventuale që do ta siguronte partia e dytë në radhë jep mundësinë që të formohet shumicë parlamentare dhe kryetari i Kuvendit në fakt është ai që dorëzon mandatin. Pra, Kuvendi voton, ndërsa ky është vetëm një person teknik që udhëheq, pikërisht si një prezantues i lajmeve, ai lexon lajmet të cilat i përgatit dikush tjetër”, theksoi Rahiq.
Ndër tjera, Rahiq gjatë emisionit përmendi edhe disa skenarë tjerë që janë në lojë, mbi gjitha skenarin e përdorimit të forcës nga aktivistë të VMRO-DPMNE-së, e që më pas do të ndikonte që presidenti Ivanov të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
Enis Murtezi /SHENJA/