Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, e ftuar është Visara Riza.
Me drejtoreshën e Agjencionit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, njëherit anëtare kryesie e “Alternativa”, Visara Riza, do të flasim për veprimtarinë e këtij institucioni në sigurimin e barnave, por edhe për sfidat të cilat e presin në të ardhmen.
◾ Sa është e vështirë si grua te jesh ne pozitë vendimmarrëse?
◾ Cilat kane qenë sfidat e para me të cilat është ballafaquar?
◾ Është raportuar se janë terhequr barëra nga tregu dhe jane zëvendesuar me të tjera. Sa është i informuar publiku dhe mjekët me përditësimin e tregut?
◾ Po punoni në harmonizimin e ligjit konform eurostandardeve. Pse keni filluar qysh tani?
◾ Sa janë bashkepunuese kompanitë farmaceutike dhe me miratimin e ketij ligji a do të lehtësohet xhepi i qytetarëve?
◾ Sa shqiptarë punojnë brenda agjencionit tuaj dhe sa janë ata të avancuar në pozita?
◾ Punonjesit tuaj thonë se punoni 12 orë në ditë. Çfarë ju motivon kaq shumë?
◾ Cilat janë planet e agjencionit në të ardhmen?
◾ Pse gratë nuk kanë guximin e mjaftueshëm të inkuadrimit në politikë?
Për këto dhe shumë të tjera flet për emisionin “Target” në #Almakos, Visara Riza. Intervistën e plotë shikojeni më poshtë: