Më shumë se tre persona, trafikant të lëndëve narkotike janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në një aksion të policisë dhe Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. Sipas informacioneve aksioni është zhvilluar në më tepër lokacione.
“Duke punuar në vazhdimësi në zbulimin dhe ndjekjen e krimit, Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit dhe korrupsionit udhëheq me procedurë parahetimore për zbulimin e grupit të organizuar që bën vepra penale me tregti të palejuar të drogës. Aksioni kundër grupit kriminel është zhvilluar në më shumë lokacione dhe vendbanime, ndërsa janë arrestuar më shumë se tre persona”, thonë nga Prokuroria Publike.
Nga Prokuroria informojnë se ata po bëjnë dokumentimin e plotë të rastit, dhe më pas opinioni do të njoftohet për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës dhe veprimet e ndërmarra.
Enis Murtezi /SHENJA/
Powered by WPeMatico

