Sonte, në emisionin “Target” në Almakos nga Emad Mehmeti, i ftuar ka qenë ministri i Kulturës nga Alternativa, Hysni Ismaili, me çka ka thënë se “jemi në përfundim të punimeve të Teatrit Shqiptar në Shkup, ku së shpejti pritet të bëhet hapja solemne, e cila mbetet të jetë vatër e kulturës në vend”.
“Jemi në përfundim të punimeve të Teatrit në Shkup, ku së shpejti pritet të bëhet hapja solemne, e cila mbetet të jetë vatër e kulturës në vend”, ka thënë ministri i Kulturës, Hysni Ismaili për emisionin “Target” në Almakos.
Ai ka shtuar se: “Projekti “Teatri Shqiptar i Shkupit” qëmoti ka qenë i premtuar nga pushtetet e kaluara, duke u lënë anash, ndërsa fatmirësisht me ardhjen e Alternativa-s në dikasterin e Kulturës punët për Teatrin e Shkupit u përshpejtuan dhe se ai tani më është para përfundimit, madje së shpejti pritet të bëhet edhe hapja solemne”.


