Hoxhë Hasan Baftjari sot në Xhaminë ” Ebu Hanife”, në Troisdorf të Gjermanisë, ka mbajtur një ligjeratë para xhematit dedikuar 14 vjetorit të Republikës së Kosovës.
Tema e ligjeratës është : “Kronologji e ngjarjeve historike deri në pavarësinë e Kosovës”.
Krahas plisit të bardhë në kokë që ka mbajtur hoxha në nderim të kësaj dite të shënuar, në foltore duken Flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës.