Komuna e Haraçinës po bëhet gati për fushatën e zgjedhjeve lokale. Pak para nisjes së fushatës së tetorit,do të riparohet rruga e fshatit me numër 12 e cila fillon prej qendrës së fshatit, dhe ngjitet lartë rrugës e cila çon për në fshatin malor Mojancë.
Siç shkruan në Byronë për furnizime publike, punimet për riparimin e kësaj rruge është dashur të fillojnë më 1 qershor ndërsa të mbarojnë më 1 shtator,disa ditë para fushatës për zgjedhjet lokale e cila fillon më 26 shtator, por kryetari i Haraçinës tha se punimet megjithatë do ti fillojnë pas Ramazanit.
Firma e cila do ti zhvillojë punimet është “Koop Inzhenering” nga Kumanova e cila e ka fituar tenderin në një procedurë të hapur e cila është zhvilluar në objektin e Komunës.
Por kryetari i komunës së Haraçinës mohon që ky projektështë në funksion të fushatës zgjedhore.
Kjo komunë që njihet si një prej komunave me të varfëra shqiptare, tenderin e fundit e ka patur në shtator të 2016-tës, për transportim të nxënësve të shkollës së fshatit Mojancë. Ky tender i ka kushtuar 25 mijë euro. Transporti është llogaritur për një vit shkollor prej 9 muajsh dhe tenderin për dy vite me radhë e ka fituar kompania “Fisnik Kom” nga Haraçina.
Ka pasur edhe një tender për furnizim me naftë për ngrohjen e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” i cili ka kushtuar 5 mijë euro, por në momentin që i është plotësuar tatimi i vlerës së shtuar, tenderi është bërë 30 mijë euro. Nafta është shfrytëzuar për vetëm gjashtë muaj.
Ferikan Iljazi Arifi
Haraçina me tender për rregullimin e rrugëve… by tvshenjaofficial