Me një ceremoni solemne në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, u hap edicioni i dhjetë i projektit ‘Shkolla Rinore Ballkanike’ me temë “GEN-Z”, e organizuar nga shoqata kulturore ‘Vizioni M’ në bashkëpunim me Presidencën e Diasporës Turke dhe Komuniteteve Mike të republikës së Turqisë YTB, duke shënuar kështu jubileun 10-vjeçar të kesaj iniciative të dedikuar për të rinjtë.
Abdulla Berisha, përfaqësues i shoqatës kulturore Vizioni M 09:04
“Qëllimi i projektit ‘Shkolla Rinore Ballkanike 2026’ , është që të ndihmojë dhe të informojë të rinjtë për varësinë dhe rreziqet e epokës digjitale dhe aspekte të ndryshme të saj, përmes ligjëratave, trajnimeve, dhe aktiviteteve të ndryshme që kemi paraparë besojmë se do të risim nivelin e informimit dhe ndërgjegjësimit për parandalimin e këtyre rreziqeve nga bota digjitale”.
Ndërkaq studentja Merve Mustafa në fjalën e saj theksoi se sa shumë kjo shkollë ka ndikuar në përvojën e saj.
Merve Mustafa
“Kur mora pjesë në këtë shkollë nuk e dija se sa shumë do të ndikonte kjo përvojë në jetën time. Nuk ishte vetëm një program mësimor, por një mundësi, një hapësirë që kam mësuar se si të mendoj ndryshe, si të bashkëpunoj me të rinjtë të kulturave të ndryshme si dhe të kuptoj më mirë rolin tim në shoqëri”.
Kryetari i Organizatës Merhamet Ridvan Xhaferi thotë se të rinjtë janë baza e kësaj shoqërie por se është një periudhë e vështirë për shkak të digjitalizimit të gjithçkahit.
Ridvan Xhaferi, kryetari i organizatës Merhamet
“Ju jeni bazë e kësaj shoqërie. Suksesi, fuqia, energjia, ëndrat janë tek të rrinjtë. Ju jeni ata të cilët mund ti realizoni. E keqja e gjithë kësaj është që pikërisht edhe ky brezi Z që i thonë është një brez të cilën ne presim gjithmonë suksese, por është një periudhë e vështirë për shkak digjitalizimit të gjithçkahit. -Shëtitja më e mirë e jona është dija me të cilën do ta shpëtoni veten, familjen dhe shoqërinë”.
Ndërkaq drejtori i shkollave Maarif, Osman Demirgyl, vlerëson se problematika më e madhe që është në shkolla në të gjithë botën është se se si ti afrojmë fëmijët, me vlerat familjare dhe njerëzore.
Osman Demirgul, Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif (TMV) në Maqedoninë e Veriut
“Problematika më e madhe e edukimit tonë që e kemi në më tepër se 500 shkolla në sipërfaqen tokësore në të gjithë botën, problemi kryesor është se si ti afrojmë fëmijët, nxënësit tanë me vlerat familjare, njerëzore. Edukimi ndikimin e tij e ka në fusha të ndryshme dhe tematika kryesore e jona është që njeriun ta kthejmë në natyrshmërinë e tij”.
Ndërkaq prorektori i IBU-së, Ahmet Lokçe thotë se ka shpresë në këtë gjeneratë por që si problem bazë e sheh inteligjencqën artificiale që në shumë lëmi ka zënë vendin e reurseve njerëzore.
Ahmet Lokçe, prorektori i IBU-së
“Unë kam shpresë në këtë gjeneratë. Çdoher flitet për rininë për të cilën mendohet se nuk mund që të ketë sukses dhe nuk mund që të jetë shumë profitabile për shoqërinë në përgjithësi, por vetë prezenca juaj tregon se në këtë gjeneratë, tek kjo rini ka shumë shpresë”.
‘Shkolla Rinore Ballkanike’ mbetet një hapësirë ku të rinjtë frymëzohen, edukohen dhe fuqizohen për të qenë liderë të së nesërmes. Kujtojmë se që nga viti 2016 ky projekt ka qenë një platformë e fuqishme edukimi dhe zhvillimi për të rinjtë, nga ku mbi 800 pjesëmarës kanë përfituar nga këto programe.
Anida Murati /SHENJA/

