Përveç krerëve fetar, në samitin e 10-të të liderëve të Bashkësive Fetare në Ballkan, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i cili nga ky samit tha se institucionet fetare kanë qenë dhe mbeten promovues më të rëndësishme të dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve.
MARKETING
Sipas Gashit, përmes misionit të tyre shpirtërorë Bashkësitë Fetare, kontribuojnë në ndërtimin e urave të mirëbesimit, forcimit dhe kohezionit shoqërorë.
AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT TË RMV-SË
Duke afirmuar vlerat shpirtërore dhe etike në shoqëri, teologjia në hapësirën tonë me përjashtime të rralla gjithnjë ka ofruar një platformë për afirmimin e vlerave universale për promovim të dialogut dhe për ndërtim të një kulture të mirëkuptimit, në një botë, gjithnjë e më të trazuar. Në të vërtetë, Bashkësitë Fetare, në një mënyrë janë edhe të detyruara, të bashkëpunojnë pikërisht për shkak të misionit që e kanë në shoqëri.
Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Marëdhënije Ndërmjet Bashkësive dhe Grupeve Fetare, Olivera Trajkovska tha se tema për të cilën diskutohet në këtë samit jo që është aktuale, por edhe shumë e rëndësishme për të ardhmen e përbashkët.
OLIVERA TRAJKOVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT PËR MARËDHËNIJE NDËRMJET BASHKËSIVE DHE GRUPEVE FETARE
Ballkani gjithnjë ka qenë hapësirë e dallimeve fetare, kulturore dhe etnike. Por, pikërisht këto dallime kanë qenë dhe mbeten parakusht për bashkëjetesë, duke formuar një themel për stabilitet dhe zhvillim. Udhëheqësit fetarë kanë rëndësinë e tyre të veçantë në këtë proces të krijimit të bashkëjetesës, në një shoqëri multi-etnike.
Samiti i dhjetë me temë, “Rroli dhe ndikimi i Bashkësive Fetare në forcimin e kulturës dhe bashkëjetesës në vendet e Ballkanit”, u organizua nga Bashkësia Fetare Islame e vendit tonë në bashkëpunim me Dijanetin e Turqisë. Samit i ngjashëm organizohet për çdo vit, në vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimorë.
Mevludin Imeri /SHENJA/


