Deputeti i Frontit Europian, Skender Rexhepi – Zejdi ka njoftuar se kanë dorëzuar në Kuvend, Rezolutë për situatën humanitare në Gaza.
Duke kërkuar që Kuvendi ta miratojë këtë rezolutë, Rexhepi tha se përmes kësaj rezolute, Fronti Europian kërkon që Republika e Maqedonisë së Veriut të dënojë ashpër bllokadën e ndihmave humanitare të zbatuar nga Izraeli dhe të kërkojë që shteti i Izraelit në mënyrë urgjente të lejojë hyrjen e ndihmave për Gazën.
Ka shtuar se shprehin solidaritet për popullsinë palestineze veçanërisht me ata që vuajnë nga urija.
SKENDER REXHEPI,DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN
“Pasojë e asaj bllokade nga urija dhe sëmundje të ndryshme çdo ditë ka dhjetra fëmijë të cilët vdesin në Gaza. Kujtojmë se çdo jetë njerëzore e ka vlerën e vet pavarësisht nga vjen. Andaj, heshtja përball padrejtësisë na bën edhe ne të tjerëve përgjegjës në to. Kjo është e drejtë ndërkombëtare të cilën duhet ta rikujtojmë në vazhdimsi sepse vetëm në momentin kur i kundërvihemi padrejtësive dëshmojmë se jemi njerëz të cilët të jetojnë një jetë dinjitoze”.
Ndryshe, ditë më parë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria kanë abstenuar dhe nuk kanë votuar “Për” rezolutën për mbrojtje të civilëve dhe armëpushimit të menjëhershëm në Gaza. I pyetur për këtë deputeti Rexhepi tha se kjo nuk është hera e parë që RMV-ja bën një hap të tillë. Ai zbulon për më tepër se ka pasur raste kur vendi ka shkuar edhe në ekstreme tjera duke votuar kundër rezolutave të tilla. Për mënyrën e votimit, Shenja e pyeti ditë më parë edhe krye-diplomatin Timço Mucunski i cili tha se rezoluta kishte difekte dhe termet ishin gjysmake.
Mevludin Imeri /SHENJA/