“Eksponent të koalicionit VLEN më së voni nesër pritet të ulen me kryeministrin Hristijan Mickoski si mandatar për të diskutuar për rikonstruimin e Qeverisë dhe për të propozar emrat, të cilët do të zënë karriget e boshatisura në ekzekutiv pas zgjedhjeve lokale. Ndër emrat kryesore pritet të jetë propozimi i deputetit Bekim Sali në pozitën e zv/kryeministrit të parë”. Kështu deklaroi zv/kryeministri Arben Fetai i cili mes tjerash tha se pozita e Ministrit të Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinorë do të vazhdojë të udhëhiqet nga kuadër i Lëvizjes Demokratike – parti pjesë e koalicionit VLEN.
ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR PËR QEVERISJE TË MIRË
“Kemi një dakordim në kuadër të koalicionit që pas largimit të Izet Mexhitit i cili tashmë është kryetar i Çairit, duhet të vijë zëvendësues për pozitën e zv/ kryeministrit të parë dhe propozimi është që të jetë Bekim Sali. LD dhe Izet Mexhiti do të propozojë edhe një emër për ministër të Mjedisit dhe besoj që brenda kësaj jave, nesër më së largu do të ulemi me kryeministrin si mandatar dhe do t’i shtrojmë këto çështje, të gjejmë një zgjidhje në bazë të asaj që është dakorduar si hise e partnerëve të koalicionit”.
Veç pozitave për të cilat Fetai foli, në mbledhjen e partnerëve të koalicionit pritet të diskutohet edhe emërtimi i zv/ministrit të Mbrojtjes, pozitë e lënë bosh që nga largimi i Arben Taravarit nga Qeveria dhe koalicioni VLEN. Pozita në fjalë pritet gjithashtu t’i takojë koalicionit shqiptarë që është pjesë e Qeverisë. Ndërkaq, emërtimi eventual i Bekim Sali si zv/kryeministër të parë, do të sjellë ndryshime edhe në Kuvend. Pas largimit nga posti i deputetit, Salin pritet ta zëvendësojë Zekirja Tairi – që në listën e deputetëve të VLEN në zonën zgjedhore 1, mbanë numrin 4, pas Feride Haxhiut.
Mevludin Imeri /SHENJA/

