Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ka takuar sot kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarine Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Në kumtesë për mediat, nga BDI njoftojnë se kryetari i partisë Ali Ahmeti në takim me ambasadorin Samuel Zhbogar,kanë diskutuar rreth situatës së krijuar në vend pas ngjarjeve të 27 prillit, gjendjen e sigurisë si dhe për hapat e mëtejmë.
“Z. Ahmeti përsëri dënoi ngjarjet e dhunës në Kuvend me ç’rast përsëriti qëndrimin e BDI-së që kthim mbrapa nuk ka. Pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, duhet që z. Ivanov të dorëzon mandatin shumicës së re reformuese parlamentare dhe më pastaj të zgjidhet Qeveria e re. Z. Ahmeti falënderoi Ambasasorin Zhbogar për mbështetjen e madhe ndërkombëtare dhe nënvizoi që liderët politik në Maqedoni duhet të përkujdesen për sigurinë dhe stabilitetin e vendit përballë përpjekjeve rajonale dhe gjeopolitike për destabilizim”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Ndërsa nga Lëvizja BESA, thënë se në takimin me ambasadorin evropian Samuel Zhbogar, kryetari i partisë Bilall Kasami ka shprehur gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në zgjidhjen e krizës në vend.
“Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS e kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Kuvend dhe kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike. Kryetari Kasami shprehi qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e fundit politike duke theksuar se Lëvizja BESA në vazhdimësi ka ndihmuar procesin, kështu duke qenë pjesë e zgjidhjes e jo pjesë e problemit. BESA do të angazhohet në demokratizimin e vendit, garantimin e sigurisë të qytetarëve dhe respektimin e vullnetit të shumicës”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, gjatë ditës së djeshme ka vizutuar klinikën e Tetovës edhe kryetarin e LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.
Euroambasadori takon krerët e Lëvizjes BESA dhe… by tvshenjaofficial

