Këshilli Qendror i LSDM-së sonte ka mbajtur seancën e 16 në të cilën solli vendime të rëndësishme për funksionimin e ardhshëm të partisë, por edhe për çështje që lidhen me përbërjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja.
Anëtarët e Këshillit Qendror të LSDM-së sollën vendim për ta miratuar marrëveshjen për koalicionim me BDI-në.
“Unë do të jem kryeministër në një mandat të plotë katër vjeçar. Edhe unë edhe Ahmeti, edhe LSDM edhe BDI, kishim madhështinë e mjaftueshme që të pajtohemi që unë ta udhëheq Qeverinë 4 vite”, deklaroi Zaev.
Qe re do të ketë 19 ministri në vend të 26ministrive që kishte Qeveria e kaluar.