Sot mbushen 10 vjet nga vrasja e Harun Aliut, komandant Kushtrimit dhe tre shokëve të tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni.
Harun Aliu, ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili u vra në Radushë disa vite më parë, gjatë kohës që ishte në arrati ndërsa krkohej nga MPB, ka dhënë dy intervista me informacione të rëndësishme. Intervistat atëkohë janë publikuar në gazetën “24 orë”, raporton Almakos.
Një nga pyetjet e gazetarit kishte qenë: Ju thoni se në momente vendimtare ka pasur obstruksione dhe skenare për të ju anashkaluar. Pse dhe si ndodhi kjo?
Harun Aliu: “Është e vërtetë se ka pasur gjëra të tilla kundrejt eliminimit tim në rend të parë politik. Argumentet flasin se neve na është punuar pas shpine dhe gjatë periudhës së luftës, ku ky skenarë merrë formën e plotë me një komplot që më ishte përgaditur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Në këtë periudhë nga shtabi i përgjithshëm me jepet një detyrë për të hetuar një rast në Prishtinë për keqpërdorim fondesh të UÇK-së dhe në detyrë e sipër unë arrestohem nga autoritetet ndërkombëtare në Kosovë dhe dënohem me 4 vite burg.
I tërë ky skenarë fatkeqësisht ishte përgaditur nga një klan që ka mbajtur uniformën e UÇK-së, e ai klan është “Klani i Kërçovës”.
Këtë rast e dijnë shumë mirë njerëzit që atëherë ishin në hierarkinë e shtabit, por një ditë edhe këtë do ta bëjë publike.
Menjëherë pas arrestimit tim fillon ndryshimi dhe devijimi i procesit të pasluftës që nga forma e demobilizimit poashtu edhe nga mënyra e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Unë në parim u pajtova si anëtarë i shtabit për Marrëveshjen e Ohrit, por isha këmbëngulës që të mos tolerohet ndryshimi i saj dhe të detajohet qartë me afate precize dhe garanca ndërkombëtare implementimi i saj. Unë kam kërkuar atëherë që Marrëveshja të nënshkruhet nga udhëheqësi politik i UÇK-së me palën maqedonase dhe jo nga partitë politike”./Almakos