Do të vuaj dy vjet burg për shkak se sulmoi fizikisht kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Vendimin për Sulejman Lamallarin e publikoi Gjykata Themelore Penale Shkup, në web faqen e saj.
Gjykata Themelore Penale
“Gjykata Thenelore Penale Shkup e njofton opinionin dhe mediat se gjykata më 2 shtator 2025 e ka sjellur dhe e ka publikuar vendimin, sipas të cili S.L. shpallet fajtor, për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë’, pas çka ai denohet me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 vitesh, pasi më 11 korrik ka kryer dhunë të ashpër ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit”.
Rasti ka të bëjë me incidentin e 11 korrikut të këtij viti, kur Arsovska pas një serie të daljeve të saj në terren dhe ku hynte live në Facebook dhe i tregonte ndërtesat pa leje nëpër Çair, atë ditë ishte sulmuar nga Lamallari. Sipas Prokurorisë, Sulejman Lamallari kishte arritur me një trotinet elektrik dhe e ka sulmuar Arsovskan fizikisht dhe verbalisht, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore dhe duke i bërë kërcënime serioze. Gjatë procesit gjyqësor, Lamallari thoshte se nuk është sulmues, por viktimë sepse ka qenë ai që është sulmuar nga Arsovska. Ndërsa shtoi se vetëm është munduar që ta largoj telefonin e saj dhe të pengoj incizimin e palejuar dhe se është goditur me shqelma nga Arsovska.
Gjatë dëshmisë, kryetarja Arsovska ngjarjen e përshkroi si “Agresive dhe të rrezikshme” gjatë së cilës ajo është ndjerë e “rrezikuar, e pasigurt dhe e frikësuar”. Sipas saj, sulmi kishte zgjatur rreth 40 minuta dhe intervenimi i policisë ka qenë i nevojshëm.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/