Ju keni pasur zgjedhje dhe keni Kushtetutë, andaj ndiqni Kushtetutën dhe praktikat demokratike. Kështu mes tjerash tha ish-ministri suedez për Punë të Jashtme, Karl Bild, pas takimit me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, njofton SHENJA.
Bld që nga dita e djeshme qëndron në Shkup, ndërsa ka deklaroi se nuk është i interesuar për t’u takuar me presidentin Ivanov. Megjithatë, ai tha se do të takojë të gjithë liderët e partive të rëndësishme në vend. Deri më tani, ai ka takuar krerët e LSDM-së dhe BDI-së, ndërsa do të takojë edhe kryetarët Lëvizjes BESA dhe VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/
Deklarata e diplomatit Karl Bild by tvshenjaofficial