Pas vlerësimit të fakteve, dëshmive dhe parashtresave, Gjykata Themelore Shkupi 1, e pranon propozimin e prokurorisë publike për përcaktimin e masave për siguri kundër tre personave për parregullsitë që kanë ndodhur javën e kaluar në Kuvend dhe të cilët u arrestuan të martën nga MPB-ja. Nga gjykata nëpërmjet një komunikate, theksojnë se për një person është përcaktuar masa paraburgim, ndërsa për dy janë përcaktuar masa për kujdes.
“Pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive dhe parashtresave të palëve në raport me propozimin, gjykata ka marrë vendim në të cilin për një person, për të cilin ekziston baza dyshimi se ka kryer vepër penale ‘Pjesmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale’ nga neni 385 i Kodit penal, dhe vepër penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ nga neni 288 i Kodit penal, e pranon propozimin e Prokurorisë Publike dhe i ka përcaktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 8 ditëve. Derisa për dy personat e tjerë, për të cilët ekziston bazë dyshimi se kanë kryer vepër penale ‘Pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale’ nga neni 385 nga kodi penal, e pranon propozimin e prokurorisë publike dhe u përcakton masa për kujdes, nga neni 146”, thuhet në kumtesën e Gjykata Themelore -Shkup 1.
Nga Prokuroria informojnë se në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, detajisht shqyrtohet dorëzimi i video materialeve dhe atyre për dëshmi për parregullsitë në Kuvend, me qëllim të konfirmimit të fakteve dhe përgjegjësisë penale të personave të përfshirë.
Siç informoi MPB-ja, në fuqi ende janë urdhëresat qendrore për tetë persona, pas të cilëve policia po heton. Deri më tani nga 12 të arrestuarit, për gjashtë prej tyre është shqiptuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditëve, për një person masë e paraburgimit shtëpiak dhe për dy persona masë e kujdesit. SPB Shkup në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike deri më tani ka parashtruar kallëzime penale për 20 persona të identifikuar, pjesëmarrës në trazirat në Parlament.
Dhuna në Kuvend, vazhdon arrestimi i të dyshuarve by tvshenjaofficial