Kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi ka ndërruar jetë sot rreth orës 10:45, pasi mori 6 plumba në trup nga ish punonjësi në Komunën e Bogovinës, Qani Abazi. Hazbi Idrizi i është nënshtruar plagëve rrugës për në spitalin e Tetovës.
Pas vrasjes, 53 vjeçari Qani Abazi ka tentuar të vetëvritet duke shtënë me armë zjarri në kokë, ndërsa ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve rreth mesditës. Jozyrtarisht, motivet e vrasjes nuk janë politike, por personale. Vrasësi ka punuar si inxhinier në Komunën e Bogovinës, para se të largohet nga puna 3 vite më parë. Pasi kishte humbur punën, gjendja ekonomike e Qani Abazit ishte rënduar dukshëm. Nga Prokuroria Publike thonë se tashmë kanë lëshuar urdhër për obduksion mbi trupin e personit të vdekur, urdhër për grumbullimin e gjurmëve nga vendi i ngjarjes si dhe urdhër për ekspertizë kriminalistike dhe teknike.
Ngjarja e sotme ka tronditur gjithë vendin, por më së shumti ndjehej në Bogovinë dhe rrethinë. Banorët shprehin keqardhje për familjet e dy të ndjerëve, ndërsa thonë se kjo tragjedi ka goditur gjithë bashkëfshatarët.
E gjithë ngjarja ishte zhvilluar para syve të disa banorëve të Bogovinës. Por ata nuk deshën të prononcohen para kamerave, ndërsa vërehej se akoma nuk e kanë marrë veten pas pamjeve që kanë përjetuar.
www.dailymotion.com/embed/video/x5l816v” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Detaje nga vrasja e kryetarit të komunës së… by tvshenjaofficial