Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se deri më 12 shkurt, pronarët e automjeteve duhet të kenë shenjën NMK në targa. Ata theksojnë se ngjitëset me etiketën e re NMK, do të kushtojnë maksimumi 50 denarë dhe se qytetarët do të mund t’i marrin ato në stacionet e kontrollit teknik të automjeteve.
Pronarëve të automjeteve, targat e të cilave janë të shënuara MK u kanë mbetur edhe 10 ditë që nga 12 shkurti të zëvendësojnë targat e vjetra me të renë – NMK.
Nga MPB potencojnë se sipas Marrëveshjes Kornizë për prokurimin e targave të regjistrimit, kanë lidhur marrëveshje porosie me operatorin ekonomik të përzgjedhur.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Sipas Marrëveshjes Kornizë për prokurimin e targave të regjistrimit, me operatorin ekonomik të përzgjedhur është lidhur marrëveshje porosie, për të cilën janë në rrjedhë afatet ligjore për dorëzimin e afisheve”.
Detyrimi për përdorimin e kodit NMK në vend të MK në targat e automjeteve në vend, siç njofton MPB, ka lindur nga dispozitat e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.
Megjithatë, rikujtojmë se po në të njëjtën datë, 12 shkurt, nuk do të jenë të vlefshme as dokumentacionet e tjera si pasaporta dhe letërnjoftimi jashtë shtetit, kurse brenda shteti do të jenë në përdorim edhe për një periudhë të pa caktuar.
/SHENJA/