“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut është një ditë e madhe për Maqedoninë e lirë, demokratike dhe evropiane”, kështu e cilësoi SHGM rastin që e fituan gazetarët e dëbuar nga Kuvendi në vitin 2012. Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Naser Selmani tha se vendim i kësaj gjykate evropiane është vërtetim se në Maqedoni shkelet e drejta e lirisë së shprehjes.
“Ky vendim, i cili është miratuar njëzëri nga juria e gjykatësve, jep një mesazh të fortë për gazetarët. Përpjkeja për liri gjithmonë fiton. Drejtësia vonon por nuk haron. Njëkohësisht është edhe porosi për unitet dhe solidaritet. Si gazetarë, duhet ta vazhdojmë kërkimin për të vërtetën. Besoj se institucionet në Maqedoni do të nxjerrin ndonjë mësim dhe në të ardhmen, nuk do ti pengojnë gazetarë gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Ata duhet ta kuptojnë se në një shoqëri demokratike, institucionet janë të obliguara që të krijojnë kushte të volitshme për punë të papenguar të gazetarëve”, tha kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.
Selmani rikujtoi se ata janë munduar që këtë problem ta zgjidhin në korrniza të drejtësisë vendore, por kanë hasur në kundërshtim nga të gjitha institucionet e Maqedonis, dhe janë detyruar të shkojnë në Strazburg.
“Kjo është një karton i kuq për gabimet e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, institucione të cilat duhet të jenë ganatuers të lirive të njeriut. Nuk duhet të harohet përgjegjësia e policisë e cila shërbeu si instument për shkeljen e të drejtave të njeriut. Ne si SHGM deshëm që këtë çështje ta zgjidhim në kuadër të institucioneve tona. Shfrytëzuam të gjitha procedurat vendore për të siguruar drejtësi, por në mënyrë të paturpshme na injoruan dhe refuzuan”, theksoi Selmani.
SHGM kërkoi dorëheqje nga gjykatësit kushtetues për shkak të qasjes indiferente ndaj shkeljeve të rënda të lirive dhe të drejtave të njeriut. Nga kjo shoqatë paraljmëruan një sërë takimesh me zyrtarë të të gjitha institucioneve shtetërore për ti njoftuar me vendimin dhe për ti paralajmëruar që në të ardhmen të mos e pengojnë punën e gazetarëve dhe të drejtën e publikut për tu informuar. Padi për shkelje të të drejtave të njeriut kanë parashtruar gjashtë gazetar. Naser Selmani, Natasha Stojanovska, Frosina Fakova, Toni Angellovski, Biljana Dameska dhe Snezhana Llupevska.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Dëbimi i gazetarëve, SHGM: Triumfoi drejtësia… by tvshenjaofficial