Fushata zgjedhore ishte e qetë dhe pa incidente konkrete, mirëpo presioni i partive në pushtet ndaj qytetarëve dhe të punësuarve në administratë për të marrë pjesë në aktivitetet partiake gjithsesi se duhet të ndëshkohet. Kështu vlerësojnë të ftuarit gjatë debatit në emisionin “ARENA”. Gazetari Arben Zeqiri deklaroi se të gjithë atë që kanë bërë presione ndaj qytetarëve duhet të dënohen me qëllim që të mos i përsërisin të njëjtat vepra edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Gazetari Goran Maumovski thotë se propagandat nacionaliste të partive në pushtet se nëse VMRO-DPMNE dhe BDI nuk janë pjesë e Qeverisë mund të ketë destabilizim të vendit, u bënë vetëm për të frikësuar popullin dhe që Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti të mbrojnë pushtetin e tyre.
“Për shkak se në mes veti janë të ndarëedhe VMRO do të ndahet në një grup të VMRO-së dhe grupi tjetër në DPMNE, ndërsa në BDI tashmë dëgjohet se njerëzit gradualisht kalojnë në BESA e disa në Aleancën për Shqiptarët. Mendoj se me këto parti, ata vetë nuk e kanë kuptuar se është fundi, koha e tyre ka kaluar qëmoti, por atë e kanë mbajtur me forcë që ti frikojnë njerëzit që të jenë ato që kanë qenë deri dje”, tha gazetari Goran Naumovski.
Ndërsa, gazetari Xhenis Sulimani, vlerëson se pikërisht retorika nacionaliste e Nikolla Gruevskit kundër shqiptarëve, duhet të vetëdijësojë partitë shqiptare që t’i shmangen atij. Sulimani po ashtu potencoi se kushdo që të bashkëqeveris me Gruevskin do të nënshkruaj kapitulimin e vetë.
Gazetarët Sulimani, Naumovski dhe Zeqiri vlerësuan se fshirja e votuesve ditët e fundit ishte një lëshim i madh nga KSHZ, por se zgjedhjet e ardhshme mesiguri do të organizohen në mënyrë më profesionale dhe do të ketë më pak parregullsi.